Recent Posts
-
Hello world!
•
Welcome to WordPress. This is your first post. Edit or delete it, then start writing!

Psikologe Klinike & Psikoterapiste
Mirësevini në hapësirën tuaj të besueshme për shëndetin mendor dhe zhvillimin personal.
Unë jam Bylyre Serjanaj, psikologe klinike e specializuar në Terapinë e Skemave, dhe jam këtu për t’ju ndihmuar të ndërtoni një jetë më të balancuar dhe të qetë.
Në punën time profesionale ndërthur terapinë klinike me kërkimin shkencor dhe angazhimin akademik. Qasja ime ndaj shëndetit mendor është gjithëpërfshirëse, e bazuar në evidencë dhe e përqendruar tek individi. Më poshtë gjeni një përmbledhje të fushave të mia të ekspertizës dhe përvojës së akumuluar ndër vite.
MSc. Bylyre Serjanaj është diplomuar në Psikologji Klinike, dhe aktualisht eshte Asistent Pedagoge në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave Sociale, në Departamentin e Pedagogjisë dhe Psikologjisë.
Në praktikën klinike, MSc. Serjanaj ka përgjegjësinë për ofrimin e seancave psikoterapeutike të specializuara në Terapinë e Skemave, me qëllim përkujdesjen e shëndetit mendor të fëmijëve, adoleshentëve dhe të rriturve.
Puna e saj përfshin gjithashtu realizimin e studimeve shkencore në fushën e shëndetit mendor dhe identifikimin e problematikave sociale në vend.


Nëse jeni në Tiranë apo më larg, mund të rezervoni një seancë psikoterapie në klinikë ose online përmes video-thirrjeve. Për çdo pyetje apo për të marrë një takim, më kontaktoni në numrin e telefonit ose emailin e mëposhtëm. Jam këtu për t’ju mbështetur në çdo hap të rrugëtimit tuaj drejt mirëqenies emocionale.
Lexoni artikuj me tema nga fusha e psikologjisë, shëndetit mendor dhe mirëqenies emocionale. Mendime, reflektime dhe këshilla për jetën e përditshme.
Emaili:
•
Welcome to WordPress. This is your first post. Edit or delete it, then start writing!